SHPËRNDAJE

Kompania e atleteve Nike, është duke prodhuar një version të ri të atleteve për të përmirësuar efikasitetin e atletëve për Lojërat Olimpike 2020, shkruajnë mediat e huaja.

E tëra që duhet bërë për të fituar një medalje të artë në Lojërat Olimpike është performanca më e mirë në ditën e ngjarjes.

Kampionët mund të bëjnë orë të panumërta stërvitore për garat, mirëpo medaljet e arta që përfaqësojnë titullin botëror fitohen në sekondat e fundit përmes shpejtësisë ose saktësisë dhe qëndrueshmërisë në atë garë, raund apo lojë të fundit.

Për këtë qëllim, version i ri i këpucëve nga kompania Nike, ka për qëllim rritjen e performancës së atletëve në Lojërat Olimpike.

Marka siguron që dizajnimi i këtyre këpucëve do të ndihmojë atletët në ato momente thelbësore gjatë garës.

“Ne jemi duke punuar jashtëzakonisht shumë për gjëra të vogla që vërtet kanë rëndësi”, ka thënë John Hoke, shefi i markës “Nike”.

John Hoke ka tashmë 30 vite që e menaxhon këtë markë, dhe shtatë vite që bashkëpunon me Lojërat Olimpike.

“Ne jemi të fiksuar për ato momente të së vërtetës, andaj edhe kemi punuar për këtë version të ri”, ka thënë ndër tjerash Hoke.