SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama për Kosovën se deklarata të tilla janë pritur nga Rama dhe se kjo edhe ka qenë arsyeja pse ai nuk ka pranuar të takohet me të.

“Provokimi i Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Serbi ishte një sjellje e pritshme dhe kjo ishte arsyeja kryesore për Presidentin e Republikës Tomisllav Nikoliq që refuzoi të takohet me të. Serbia prej disa vitesh tashmë është duke u përpjekur që Ballkani të bëhet një rajon i sigurt dhe i begatë në Evropë, por me politikanë të papërgjegjshëm si Edi Rama është e qartë se kjo do të jetë një punë e vështirë plot sfida”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës së Serbisë.

Në fund të reagimit, në njoftim thuhet se, “Vështirë se Shqipëria mund t’i bashkohet familjes se shteteve modern evropiane, derisa nuk heqë dorë nga ëndrrat e saj për hibridin të quajtur ‘Shqipëria e Madhe’”.