SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç nuk është pritur aq mirë dhe nga bashkëkombasit e vet, pra serbët në festën e Vidovdanit, që përkujton betejën e Kosovës.

Ai u gjuajt me gurë dhe u quajt tradhëtar.

Në fjalimin e mbajtur përpara serbëve të tubuar, Nikoliç është shprehur se shqiptarët po ndërtojnë shtëpi dhe po punojnë në toka serbe.

“Sot ne Kosove, komshinjtë tanë shqiptarë ndërtojnë shtëpitë e tyre, punojnë token, shihet se po ndërtojnë. Ne ju urojme gjithë të mirat dhe ndërtimet e tyre uroj që t’i kenë përgjithnjë , por ta dinë se po e ndërtojnë në token serbe”, tha Nikoliç.

Pas kësaj deklarate, disa të rinj kanë shpërthyer, duke gjuatur me gurë dhe me fishekzjarre në drejtim të presidentit të Serbisë. Ata e konsideruan “tradhëtar” dhe brohoritën “Nuk e duam as BE-në dhe as Rusinë”.

“Ju po më fyeni, po më gjuani e po më quani tradhtar sot. Mirëpo, po të ishte presidenti i mëhershëm, ju nuk do të ishit fare këtu, e kush e di se çfarë do të ndodhte me ju më pas. Për këtë unë jam president, dhe ju më thoni se unë e kam shitur Kosovën”, iu drejtua turmës Nikoliç.

Patriarku Irenej nga ana e tij, ka thënë më tej se shumë vetë thonë se edhe Obiliqi ka qenë shqiptarë, edhe Skëndëbeu, por sipas tij, kjo nuk ka rëndësi, “pasi ata kontribuan për çlirimin e Kosovës”.

Presidenti serb Nikoliç, bashkë me prijës fetar e zyrtarë të tjerë serbë, pas vizitës në Gazimestan ka shkua r në Graçanicë, ku kanë përuruar shtatoren e Millosh Obiliqit, në qendër të kësaj qyteze.