SHPËRNDAJE

Nikolic

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë se “Kosova është pjesë përbërëse e Kushtetutës së Serbisë dhe ajo është pjesë integrale e shteti serb”, shkruan Vecernje Novosti.
Por, Nikoliq tha se megjithatë Serbia respekton veçantinë e statusit të Kosovën, por nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.

“Para meje është Kushtetuta. Serbia e ka njohur veçantinë e statusit të Kosovës, e njohim palën kosovare për të negociuar me ta, por nuk e njohim pavarësinë”, tha Nikoliq.

Nikoliq tha se Serbia nuk do të ndryshojë ndonjë dokument që do të njihte Kosovën si shtet të pavarur.

Presidenti serb pohoi se “Serbia është në negociata me shqiptarët me një dëshirë për të arritur një zgjidhje që do të lejojë një jetë të qetë të dy vendeve, por shtoi se “të gjithë duhet ta dinë dhe ta kuptojnë se ne kurrë nuk do të heqim dorë prej saj”.