SHPËRNDAJE

Nikolic

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë sot gjatë qëndrimit në Vranjë me kryetarët e komunave të rrethit të Pçinjës se me rëndësi është që të ruhet siguria në këtë pjesë të Serbisë por edhe ti sigurohen kushte njerëzve që të mbeten në këto qytete.

Nikoliq në Vranjë ka biseduar me kryetarin e rrethit të Pçinjës Sllavisha Bullatoviq, kryetarin e komunës së Vranjës, Surdulicës, Vlladiçki Hanit, Trgovishtës, Vranjska Banjës, ndërsa në takim kanë marrë pjesë deputetët e kësaj pjese të Serbisë dhe kryetari i trupit Koordinues Zoran Stankoviq.

Nikoliq ka thënë se ushtria nuk do të luftoj, por kundër terrorizimit duhet të luftoj.

Nikolic-01

“Qëllimi kryesor është që të ruhet siguria, territori dhe të sigurohet nga të papriturat dhe tragjeditë siç ka përjetuar Maqedonia” ka thënë Nikoliq.

Ai ka thënë se zona e sigurisë toksore duhet të ruhet pasi nën rrjetin e ushtrisë dhe policisë nuk mund askush të kaloj dhe të rrezikoj popullatën dhe sigurinë e tyre.

“Duhet ta ruajmë edhe gjatë kohë, do të kemi probleme të tilla. Ushtria jonë nuk do të luftoj, por kundër terrorizmit duhet të luftoj” ka thënë ai.

Kryetari i Serbisë ka thënë se qëllimi i dytë është që në këtë pjesë të Serbisë duhet të sigurohet që njerëzit të mos largohen.

“Duhet të sjellim një jetë më të mirë këtu, pasi gjithçka mvaret nga ajo se si jetojnë njerëzit” ka thënë Nikoliq.

Ai ka theksuar se Serbia ka obligim të krijoj kushte të tilla, dhe se qeveria mendon për këto hapsira. /presheva.com/