SHPËRNDAJE

I dërguari special i OKB-së në bisedimet midis Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit, Matthew Nimety, i ka bërë thirrje Greqisë që të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës, pasi që pala e Maqedonisë i plotësoi detyrimet e saj. Nimetz në deklaratën e tij me shkrim, që e publikoi OKB-së citon se qeveria në Shkup më 16 janar formalisht e njoftoi qeverinë në Athinë dhe atë si i dërguar special se e ka përfunduar procedurën për ndryshimin e Kushtetutës konform Marrëveshjes së Prespës, me çka do të plotësohet pjesa detyrimeve të saj. “Pas njoftimit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë se ka përfunduar procedura për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe procedurave vendore juridike për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, sipas përcaktimeve të saj, ratifikimi vazhdon në Republikën e Greqisë. Pres me padurim që ky proces të përfundojë ashtu siç është cituar në Marrëveshje”, shkruan Nimetz. Ai shton se OKB-ja dhe ai si ndërmjetësues edhe më tej janë të përkushtuar në procesin dhe në bashkëpunimin me të dyja palët për zgjidhjen përfundimtare të dallimeve midis tyre. Sipas paralajmërimeve nga Athina, parlamenti në Greqi sot duhet që të fillojë procedurën për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Kryetari i Kuvendit Nikos Voutsis, deklaroi se pret që tërë procedura të përfundojë me votim deri në fund të javës.