SHPËRNDAJE

Labinot Gashi sonte do t’i jep fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen me Qëndresa Bajramin.

Njëherazi, kjo datë për moderatorin shqiptar do të bëhet edhe më e shenjtë pasi që sot ka edhe ditëlindjen.

Duket që raportimet se do të jetë një dasmë madhështore, do të dalin të sakta pasi që tashmë kanë filluar të dalin në pah disa fshehtësi.

Në llogarinë personale në Instagram, Labi ka publikuar një fotografi me Qëndresën teksa shihen me kostume të dasmës të përgatitur për sesion fotografik.

Në dasmë do të marrin pjesë shumë yje të estradës shqiptare, të cilët kanë një detyrë të rëndësishme para se takohen në mbrëmje.

Në fakt, dasmorët do të shkojnë me tren për ta marr nusen gjersa pamjet nga përgatitja e trenit me dekore të ndryshme mund t’i shihni në videon e mëposhtme.

Ndryshe, gjithçka do të kulmoi në orët e mbrëmjes kur edhe do të filloi ceremonia zyrtare e dasmës së “Op op Labit”. /presheva.com/