SHPËRNDAJE

Vatra
-Pas një iniciative të kamotshme të disa shqiptarëve nga komunat e Kosovës Lindore (‘Lugina e Preshevës’) me banim në Fushë Kosovë dhe duke u bazuar në të drejtën e tyre për liri, demokraci dhe drejtësi, më 11 tetor 2015 ka ardhur deri te formimi i Degës së Lëvizjes qytetare “Vatra” në qytezën e Fushë Kosovës.
-Kjo Lëvizje qytetare tashmë ka mbushur 13 vjet të ekzistencës së saj duke u formuar fillimisht në Gjilan, si një Shoqatë joqeveritare, e cila ishte marrë kryesisht me problemet e qytetarëve të dëbuar të Luginës së Preshevës nga regjimi serb, por që jetojnë dhe veprojnë në Gjilan dhe gjetiu.
Kjo Shoqatë ka tri vjet që është shndërruar në Iniciativë qytetare dhe politike dhe tashmë ka formuar identitetin e saj si një zë i vetëm për mbrojtjen e interesit dhe të drejtave të shqiptarëve të Luginës dhe jo vetëm të tyre.
-Sot, Lëvizja qytetare “Vatra” në Komunën e Gjilanit ka një Këshilltar komunal dhe disa delegatë të shpërndarë nëpër Komitete të ndryshme të Komunës, të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre në interes të qytetarit. Sot, ata janë zëri i vetëm në këtë Komunë që interesohen për problemet dhe hallet e tyre. Ata janë edhe zëri i nevojshëm për Luginën kur kanë nevojë dhe u duhet ndihma e tyre.
-Duke e parë nevojën dhe kërkesën e kamotshme për një organizim të tillë edhe në Komunën e Fushë Kosovës ka ardhur deri te formimi i degës së kësaj shoqate e cila është e nevojshme që edhe këtu qytetarët e Luginës së Preshevës, apo ndryshe Komuniteti i Luginës, të cilët një numër bukur i madh kanë ardhur si pasojë e dëbimit dhe shpërnguljes nga forcat ushtarako-policore serbe gjatë vitit 1999-2001.
-Sot, në Komunën e Fushë Kosovës jetojnë rreth 10.000 qytetarë të kësaj treve shqiptare dhe trajtimi i tyre nga ana e pushtetit lokal nuk është i kënaqshëm dhe i duhur. Edhe pse këta njerëz kishin kontribuar shumë për lirinë e Kosovës, ata këtu nuk kishin gjetur trajtimin e duhur. Ata shumë pak janë të përfshirë në institucionet lokale. Një numër i vogël sysh punojnë në këto institucione, ndërsa kontributi i tyre është mjaftë i madh. Kuptojmë vështirësitë ekonomike të shumicës së popullatës në këtë Komunë, por tashmë gjysmën e kësaj qyteteve e përbëjnë pikërisht njerëz të trevës së Luginës dhe të vendeve tjera.
-Në Fushë Kosovë, mund të themi lirisht ka një ndryshim të madh të hartës së kësaj Komune, sepse tani këtë hartë e kanë ndryshuar pikërisht njerëzit e Luginës, por jo vetëm ata.
-Fushë Kosova, sipas një llogaritje sot ka prej 7000-8000 votues nga trevat e Luginës së Preshevës. Kjo d.m.th. se gjysma e votuesve të kësaj komune janë nga kjo trevë. Atëherë është e pakuptueshme që në Kuvendin Komunal të kësaj qyteze të mos ketë një përfaqësues të tyre. Kjo është një absurditete i llojit të veçantë. Deri më tani shumë aktivistë të saj ishin të përfaqësuar nëpër parti të ndryshme, por asnjë prej tyre nuk kishte arritur të fitonte, ose për shkak të parregullsive që iu bënin gjatë votimit, ose për ndonjë arsye tjetër.
-Për Fushë Kosovën, kontributi i qytetarëve të Luginës është mjaftë i madh. Këtu edhe para luftës së vitit 1999 jetonin një numër i madh i tyre, por ata kishin pësuar mjaftë nga forcat ushtarako-policore serbe. Të kujtojmë se të gjitha shtëpitë e shqiptarëve ishin djegur, rreth 220 prej tyre, ndërsa të gjithë ata njerëz që ishin gjetur nëpër shtëpi ose ishin vrarë, ose ishin djegur të gjallë nëpër shtëpitë e tyre. Vetëm nga treva e Luginës së Preshevës këtu ishin vrarë rreth 80 veta dhe sot e kësaj dite ka njerëz të zhdukur, të cilët nuk po mund të gjenden as kufomat e tyre.
-Këta qytetar, si atëherë edhe sot, shumica e tyre ishin në mbështetje të kauzës së tyre kombëtare, si shkollimit paralel, aktiviteteve të ndryshme politike, familja ndihmon familje. Një numër i tyre iu kishte bashkuar edhe luftës së UÇK-së gjatë vitit 1999. Shumë familje shqiptare me origjinë nga Lugina kishin mbajtur me mjete financiare, por edhe me ndihma tjera me vite të tëra familje të larguara nga puna, ose ato të varfra.
-Sot, në këtë Komunë ka disa biznese të vogla të shqiptarëve të Luginës, të cilët punojnë pa ndonjë pengesë serioze, por të cilët kanë krijuar vende pune edhe për bashkëvendësit të tjerë dhe jo vetëm për njerëzit e tyre. Edhe për kundër disa barrierave që u janë bërë nga njerëz të korruptuar të pushtetit aktual, ata nuk e kanë ndal biznesin e tyre, por ditë e më shumë janë duke e zhvilluar dhe duke i ndihmuar si punësimit, Komunës por edhe shtetit të Kosovës duke paguar taksat e ndryshme. Ende nuk kemi arritur të kemi një numër të saktë të përfshirjes së tyre në biznese.
-Sot, në Komunën e Fushë Kosovës jetojnë një numër i madh i qytetarëve medvegjas, pra me origjinë nga Komuna e Medvegjes, e cila gjatë periudhës së krizës së vitit 1999-2000-2001 ishin dëbuar me dhunë nga forcat ushtarako-policore serbe. Shumica e tyre i kanë braktisur shtëpitë dhe pasurit e tyre, të cilat janë të mëdha. Ato vendbanime kanë mbetur të pabanuara. Dhe për të shpëtuar nga këto reprezalje ishin detyruar të lëshonin këto vatra stërgjyshore dhe numri më i madh i tyre jetojnë në Fushë Kosovë, Prishtinë, Kamenicë dhe Gjilan. Diku rreth 8000 mijë banorë Medvegjas tani jetojnë jashtë vendlindjes së tyre. Ndërsa në përgjithësi rreth 30.000 mijë banorë të Luginës jetojnë jashtë saj prej vitit 1999.
-Dhe për të shpëtuar nga këto reprezalje ishin detyruar të lëshonin këto vatra stërgjyshore dhe numri më i madh i tyre jetojnë në Fushë Kosovë, Prishtinë, Kamenicë dhe Gjilan. Rreth 8000 mijë banorë të Medvegjsë tani jetojnë jashtë vendlindjes. Ndërsa në përgjithësi rreth 30.000 mijë banorë e kanë lëshuar Luginën prej vitit 1999.
-Një numër i madh i tyre kanë probleme me dokumente personale edhe pse këtu kanë prona të ndryshme, por që pushteti aktual i vë kushte të ndryshme duke ju krijuar probleme shtesë.
-Kosova duhet t’i pajisë me dokumente personale të gjithë ata qytetarë që i plotësojnë kushtet dhe nuk guxon t’u vë barriera të ndryshme, sepse kjo është një e drejtë themelore e tyre, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre dhe lëre më këta qytetarë.
-Është evidente se shumica e tyre kanë edhe dokumente të komunave prej nga vijnë, por kjo është një e drejtë e tyre dhe kjo vetëm e ndihmon më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin njerëzor e material për të cilën Fushë Kosova, por edhe Lugina e Preshevës kanë nevojë shumë.
-Nuk mund të anashkalojmë dhe të mos e përmendim edhe Marrëveshjen e fundit në Bruksel mbi lëvizjen e lirë të automjeteve pa pengesë nga Lugina në territorin e Kosovës. Edhe pse nuk ishte ideale, por një vendim i mirë i shtetit të Kosovës, i cili përfundimisht ka hequr barrierën e fundit të lëvizjes së lirë të këtyre qytetarëve kur dihet se shumica prej tyre kanë familje dhe të afërm në Kosovë dhe anasjelltas. Ata janë të lidhur ngushtë me Kosovës, sepse ky është edhe shteti i tyre. Kjo ka ndihmuar edhe qytetarë e Kosovës, të cilët kanë edhe këta familje dhe ushtrojnë ndonjë aktivitet biznesi, apo tjetër në Luginë, apo diku në Serbi, sepse shumë zejtarë të ndryshëm me origjinë nga Kosova, të cilët jetojnë në Serbi kanë përfituar nga kjo lëvizje e lirë.
-Përfaqësimi i qytetarëve të Luginës në Komunën e Fushë Kosovës do të ishte një ndihmesë e madhe si për Komunën, por edhe për të gjithë institucionet tjera, sepse do të jepte një imazh të një komune vërtet multirajonale ku do të përfshihen të gjithë qytetarët e saj dhe jo të ndahen në lokalitet të vogla. Ky imazh do të përmirësohet me Shoqatën Vatra, e cila do të jetë në funksion të gjithë qytetarëve të saj. Kjo qasje e re politike në Fushë Kosovë do të ndikonte në ndryshim e jetës së tyre dhe kurrsesi nuk do të lejohet të përdoret për interesa meskine dhe të ngushta individuale dhe grupore.
-Lëvizja “Vatra” në Fushë Kosovë ka në fokus të vetin qytetarin dhe kjo ka karakter qytetar dhe jo tjetër. Synimi i saj është qytetari, pa marrë parasysh rajonin, apo krahinën, por nevoja dhe kërkesat janë shumë imediate që ky fokus njëherë të përqendrohet në komunitetin e Luginës së Preshevës, duke mos përjashtuar asnjë individë, apo grup të ndonjë lokaliteti tjetër të kësaj Komune, që t’i bashkëngjiten në synimet e saj programore.
Më 16.10.2015
FUSHË KOSOVË
KRYETARI:
FEHMI RAMADANI