SHPËRNDAJE

Në një aksident trafiku që ndodhi të shtunën në autostradën afër Vranjës ka humbur jetën një person, ndërsa tre të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore, bënë të ditur servisi publik RTS.

Sipas mediave, përsoni që ka humbur jetën ka qenë në automjetin me targa BU (Bujanocit) në të cilin ka patur edhe përsona nga Banja e Vranjës. Sipas të njejtit burim në automjetin tjetër kanw qenë persona me nënshtetësi nga Maqedonia e Veriut.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën nga Nishi në drejtim të Vranjës në vendi i quajtur Bresnica, ndërsa të lënduarit ndihmën mjeksore e kanë marrë në Qendrën Sipatole në Vranjë.

Personi me lëndime të rënda trupore i pranuar në emergjencën e Vranjës si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë pas 45 minutave, ka bërë të ditur mjekja Milena Antiq./presheva.com/