SHPËRNDAJE

Një djalë tetë vjeçar nga Presheva pësoi dëmtime të mëdha trupore kur u godit nga një pasqyrë e një automjeti e ripit Golf, njofton Policia në Vranjë, përcjell presheva.com.

Aksidenti ka ndodhur të Shtunën rreth orës 21 pasdite në Rrugën Save Kovaçeviq.

Sipas informacionit të disponueshëm, djali ishte duke ecur në rrugë me babain e tij, më pas u largua dhe vrapoi drejt makinës kur një automjet lëvizës e goditi me një pasqyre.

Fëmisë iua dha ndihma e parë në shtëpinë e shëndetit në Preshevë dhe më pas u transferua në spitalin e Vranjës.

Hetimi u krye në prani të policisë dhe të Prokurorisë Themelore në Vranjë./presheva.com/