SHPËRNDAJE

 

Një delegacion nga Komuna e Bujanocit, në përbërje Dritan Rexhepi drejtori i arsimit dhe Enis Salihi Koordinator i Turneut Mbarkombëtar të futbollit për fëmijë qëndruan në Tetovë ku u pritën nga përgjegjësi i Sektorit për Veprimtari Publike në kuadër të komunës së Tetovës dhe koordinatori i turneut Muzafer Livoreka.

Me këtë rast iu dorëzua ftesa për kryetaren e Komunës së Tetovës, që të merrë pjesë në edicionin e 14-të me radhë në Turneun “Tërnoci 2018”.

Koordinatori për Bujanocin, Enis Salihi ftesën për pjesëmarrje të seleksionit të Tetovës në këtë manifestim të sportit, ia dorëzoi Koordinatorit për Tetovën, Muzafer Livoreka.

Në edicionin e 14-të me radhë turneu mbarëkombëtarë i futbollit për fëmijë që do të mbahet në Tërnocë nga data 16 deri më 19 prill, marrin pjesë ekipe nga qyteti i Durrësit, Tetovës, Pejës, Ulqinit dhe nikoqiri nga  Tërnoci  i Komunës së Bujanocit