SHPËRNDAJE

Presheva
Fushata zgjedhore ka filluar, edhe pse ende ka kohë për tu mbajtur zgjedhjet.
Partive të deritanishme, i’u është shtuar edhe një konkurent.
Formimet e partive të reja në prag të zgjedhjeve nuk janë suprizë, por kjo e fundit, si duket është duke ecur mirë në aspektin organizativ.
Marr përgjegjësi të them kështu, ngase partinë më të vjetër në Luginë (PVD-ën) e “detyroi” të reflektojë, duke bërë për të zgjedhur kryetar dege një të “ri”, e aq më shumë një femër.
Duke u bazuar në zgjedhjet e mëhershme, dijmë se konkurent për fituar pozitën e kryatarit të komunës kan qenë dy parti, ajo e PVD-ës dhe PDSH-ës. Por, me praqitjen e Alternativës, si duket gara do të jetë tash e tutje në 3-she, jo më në 2-she.

Pas reflektimit të PVD-ës, me një kryetare të re në moshë ( e që shpresoj të jetë vet ajo kandidatja për kryetare komune), dhe kandidatit të Alternativës, i cili po ashtu është i ri në moshë, me shumë dëshirë pres të reflektojë edhe partia në pushtet PDSH-ja, duke kandiduar një të RI për zgjedhjet e ardhshme, gjë që do ta bënte garën shumë më të fortë dhe fushata do të ishte tepër interesante.

Duke njohur mirë strukturat e partive politike në Preshevë, besoj që PDSH, ka të paktën 2 kandidat të denjë për këtë garë. Por me interesantja është, që të dy, vijnë (kanë prejardhje) nga Karadaku ( e që dorën në zemer, janë njohës kanuni, e që përkthyer mirë, i bie njohës politike). Kurrë më herët nuk kishim një banorë të Malsisë kandidat për kryetar komune.

Kemi pasur kryetar nga qyteti, po ashtu edhe nga fshati, pse mos të kemi një kryetar nga Malësia.
Në PDSH (që unë sinqerisht po pres të reflektoj), kan një mundësi të tillë:

1. Naser Pajaziti
2. Ilir Sadriu

PVD-ja dhe Alternativa momentalisht po paraqiten me energji të e reja, por edhe PDSH-ja brenda vetës ka potencial për diqka të tillë.
Unë nuk pretendoj këshilluesin e partive, por thjesht dua ndryshime, e ndryshimet arrihen me energji të reja.
Ragmi, duhet të ikësh, edhe atë, si I dështuar. Ke dështuar shumë!

Ragmi, po ti numëroj:

1. Përbërja e kabinetit me shumicë Mustafa,
2. Mos mbajtaja e fjalës së dhënë për dorëheqje,
3. Krijimi i monopoleve ekonomike,
4. LAPIDARI, Ragmi !!!
5. ZAHVALNICA (kurr, për jetë nuk ta bëj hallall)

Liroja vendin energjive të reja, je venitur.

Ragmi, po e shoh që edhe ti je lodhur nga dështimet e tua, apo dështove qëllimisht që të mos vazhdosh tutje në politikë ( ngase janë disa ujra, nuk të lënë të dalësh ndryshe).
Gjithsesi pres reflektimin e PDSH-ës, për të garuar me energji të reja.

Unë besoj ne RININË, jo ne PARTINË.

Imagjinojeni një garë të tillë:
1. Një mërgimtar, për kryetar
2. Një femër, për kryetare
3. Një “karadakli”, për kryetar
Që të tre te rinjë.

Sqarim: Kurrë ne jetë, skam qenë pjesë e strukturave të ndonjë partie politike!
Shpresoj në ditë më të mira për vendin tim.

Shkruan: Mehmed Azizi
/autori është votues i rregulltë në zgjedhje/