SHPËRNDAJE

Një luani i janë “shkulur” thonjtë nga një kopsht zoologjik palestinez, kështu që vizitorët mund të ‘luajnë’ me kafshën, duke shkaktuar zemërim nga aktivistët e mirëqenies së kafshëve.
Sipas mediave të huaja, , trajtuesit në kopshtin zoologjik të Rafah-t në Rripin e Gazës i kanë vënë një mbulesë një luani, derisa një veteriner i ka “shkulur” thonjtë atij, me një palë gërshërë.

Ky kopsht zoologjik në këtë pjesë të goditur nga lufta po promovon veten duke ofruar shansin për të luajtur me luanin, të cilit i janë “shkulur” thonjtë, por ende ka një seri të plotë të dhëmbëve.

“Po përpiqem ta zvogëloj agresionin e kafshës, në mënyrë që të jetë miqësore me vizitorët”, tha Mohammed Jumaa, 53 vjeç, pronari i kopshtit zoologjik.

Kjo është praktika më e fundit e pazakontë për kujdesin e kafshëve në Gaza, ku disa kopshte zoologjike po konkurrojnë në mënyra të ndryshme për të përfituar në biznes.

Çfarë thuhet tutje është se në Gaza nuk ka ndonjë spital të kafshëve, çfarë ka bërë që një “operacion” i tillë të kryhet tek kopshti zoologjik.