SHPËRNDAJE

Kjo po ndodh tash e 30 vite në trojet shqiptare, duke e lënë kombin dhe shtetin në errësirë dhe në skllavëri.

Ka 30 vjet që po tentohet ti hapet rruga brezit të ri në politikë e kudo. Ka 30 vjet që “trungu” u tha, u bë kërcu, i vlefshëm vetëm për zjarr në oxhakun e popullit. Ka 30 vjet që dëshirojmë të nxjerrim në dritë një klasë politike të re, por përfaqësuesit e saj të sotëm janë shartuar mbi një “trung të thatë”, kanë marrë vetëm veset më të këqija dhe agresivitetin vrasës kundër vetevetes, Kombit dhe Shtetit, të ngritur mbi “rrënjë të thara”.

Por fara jeton me mijëra vjet.

Ajo është atje, që ti japë jetë jetës.

Fara e fuqishme e kombit është e aftë të shpërthejë dhe të dalë në dritën e diellit, edhe kur mbi të peshojmë shtresat e rënda të skorjeve të tokës.

Na duhet një “pemë e njomë”, me plotë jetë dhe gjelbërim, që të mundim “të shartojmë” mbi të vlerat më të mira në shërbim të jetës tonë.

Faleminderit miku im që më përcolle këtë thënie me vlerë.

SULEJMAN ABAZI NESHAJ