SHPËRNDAJE

Gjykata Themelore ka marr vendim që deputeti Milaim Zeka të lirohet nga paraburgimi dhe ta vuajë masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”.

Lajmin e ka konfirmuar  avokati i deputetit Zeka, Gazmend Halilaj i cili e ka kundërshtuar vendimin e kryetarit të Trupit Gjykues Isuf Makolli duke thëne se edhe kjo masë është kundër klientit të tij dhe se ai është i pafajshëm dhe se do të bëjë ankesë në Gjykatë të Apelit.

Porkurori kishte kërkuar 30 ditë paraburgim për deputetin Zeka. Ai është arrestuar dje nën dyshimin për mashtrim dhe shmangie nga tatimi.