SHPËRNDAJE

Me organizimin e Klubit Alpin Prishtina, me datën 17.02.2014, për nder të Gjashtë Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u zhvillua një ngjitje e karakterit alpin, me qëllim, pushtimi i Majës së Bistrës (2651 m/lmd). Në këtë ngjitje morën pjesë edhe bjeshkatarë dhe alpinistë të Klubit Ostrovica nga Presheva, si dhe pjestarë të FSK-së.


 
Maja e Bistrës është ndër majat më të larta të Sharrit, ndërsa në kushte dimërore, fsheh vështirësi dhe rreziqe serioze për gjithë ata që e synojnë majen. Megjithë erën e fortë dhe të ftohtit, 31 bjeshkatarë/e dhe alpinistë/e u ngjitën në maje dhe e festuan së bashku këtë festë. Aktivitetet që lidhen me bjeshkatari dhe alpinizëm janë duke marrë hov në Kosovë, dhe këtë e tregon edhe pjesëmarrja e lartë e të rinjve në organizime të tilla. Klubi Alpin Prishtina rregullisht organizon aktivitete të tilla në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë. /presheva.com/