SHPËRNDAJE

Mijëra persona mbetën pa energji në Irlandën jugore, pasi uragani ‘Ofelia’ goditi ishujt britanikë, duke rrëzuar pemët dhe duke shkaktuar dallgë të fuqishme deri në 10 metra lartësi.

Fluturimet janë ndaluar dhe autoritet kanë paralajmëruar se qytetarët mund të jenë në rrezik për jetën.

Ofelia vjen pikërisht në 30-vjetorin e Stuhisë së Madhe të vitit 1987, që vrau 18 njerëz.
Irlanda mbylli shkollat dhe rreth 130 fluturime në aeroportin e Dublinit u anuluan.