SHPËRNDAJE

Politologu i njohur shqiptar, Bardhyl Mahmuti, i ka uruar bashkëkombësit e tij, ndryshe nga të gjitha urimet që i kemi lexuar deri më tani, shkruan Kosova Post.

Ai e ka cilësuar vitin që lamë pas si vit i mbrapshtë për shqiptarët që ende janë të robëruar nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia.

Të ju rikujtojmë, Bardhy Mahmuti është politologu i vetëm në përmasa botërore që ka arritur ta çmontojë Dick Marty-n në shpifjet e tij që i pati bërë luftës së UÇK-së. Libri i tij i titulluar  “Mashtrimi i Madh” konsiderohet studimi më serioz që i është bërë luftës së UÇK-së dhe krimit të gjenocidit serb në Kosovë. I përkthyer në anglisht, në frëngjisht, ky libër po pret daljen nga shtypi edhe në gjuhën gjermane dhe atë rumune. Deri më tani, shqiptarët nuk patën rastin e as fatin të lexojnë diçka më të thellë në përmbajte se libri “Mashtrimi i Madh”.

Kohë më parë, Bardhyl Mahmuti i ka kërkuar ballafaqim të hapur Dick Marty-t, në cilën do studio në botë, dhe atë, për t’i ballafaquar faktet me të cilat ka manipuluar ish prokurori dhe politikani zviceran. Pritet që gjatë muajit janar Dick Marty të jep përgjigje rreth ballafaqimit të pritur, pasi të ketë lexuar librin e Bardhyl Mahmutit.

 

Urime përfundimi edhe i një viti të mbrapshtë për shqiptarët e robëruar nga Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Greqia. Të angazhohemi që Viti i Ri 2019 të jetë një fillim i mbarë për pjesën e robëruar të kombit shqiptar…..!