SHPËRNDAJE

Vajza me inicialet A.A. nga fshati Luçan i Bujanocit ishte goditur me një plumb në qafë, ka konfirmuar policia e Vranjës.

Vajza me lëndime të rënda ishte dërguar në spitalin e Vranjës para se të dërgohej në Nish.
Zyra e Prokurorit Publik të Vranjës ka konfirmuar se hetimi po vazhdon.
Sipas informacionit, vajza është goditur nga plumbi në hyrjen e një banese.

Sipas kurir.rs, e plagosura nuk është në rrezik jete. (Presheva.com)