SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi,  ka përshëndetur zgjedhjet e reja në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë , e posaçërisht emërimin e Bujar ef. Spahiut, për njeriu të parë të këtij institucioni të lartë fetar.

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, gjithashtu, përgëzoi homologun e tij Bujar ef. Spahiun, duke i dëshiruar suksese në udhëheqjen e institucionit, në misionin e detyrat e shenjta për përparimin dhe afirmimin e  organizimit fetar në Shqipëri dhe rajon.

 “Kryetari i sapozgjedhur i  Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar ef. Spahiu, do ta arsyetoj besimin e dhënë dhe mbështetjen e bashkëpunëtorëve të tij, për ta çuar në vend amanetin e  Allahut xh.sh., për lartësimin e fesë dhe t’i zbatoj me besnikëri e përkushtim urdhrat e Islamit, do të punoj me ndërgjegje të plotë islame për lartësimin e fesë së Allahut, duke i afirmuar vlerat e kulturës fetare e kombëtare të myslimanëve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe më gjerë në rajon”, thuhet në përgëzimin e Myftiut të BIPBM, Nexhmedin ef. Saqipi.

Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, shpreh besimin e plotë se homologu i tij Bujar ef. Spahiu, në emër të Allahut xh.sh. dhe Komunitetit Mysliman në Shqipëri, do të vazhdojë të luajë rolin e tij të rëndësishëm dhe të përfaqësojë me dinjitet myslimanët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

“E kemi të rregulluar me statut dhe program në Institucionet tona fetare bashkëpunimin me Institucionet e tjera rajonale, ndaj do të ishte shumë fisnike që këtë bashkëpunim ta shtojmë edhe më shumë me shtetin amë, thekson në fund të përgëzimit Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, kryetar i BIPBM, njofton Qendra Informative pran BIPBM-së, me sili në Bujanoc, 02.03.2019.