SHPËRNDAJE

Viti 2020 mund të jetë fillimi i një dekade tejet të suksesshme për Milanin, pas periudhës së vështirë që po kalojnë për disa edicione.

Rossonerët janë duke vuajtur për rezultate pozitive dhe ka disa vite që nuk po luajnë në Ligën e Kampionëve, derisa nuk diskutohet triumfi në Serie A.

Skuadra italiane mund të ketë një pronar të ri, pasi aktualisht menaxhohet nga Korporata Menaxheriale Elliott.

Image result for bernard arnault

Sipas Tuttomercatoweb, Milanin mund ta merr njeriu i tretë më i pasur në botë sipas revistës Forbes, Bernard Arnault.

Biznesmeni francez është pronar i konglomeratit LVMH, ku përfshihen edhe Louis Vuitton dhe Moet Hennessy, e që dëshiron të futet në futboll.

Image result for elliott management

Elliott ka bërë të ditur disa herë se mund ta shesin klubin italian, por që dëshirojnë ta lënë në duar të sigurta.

Andaj, raportohet se nëse Arnault e blenë Milanin, thuhet se do të tentojë të marrë Pep Guardiolan dhe Lionel Messin.

Francezi nuk e ka problem që të investojë në shtatë herë kampionin evropian, por që ende nuk dihet se a mund të ndodhë kjo gjë para verës së vitit 2020.