SHPËRNDAJE

Zanati i mekanikut është një profesion i cili praktikohet kryesisht nga meshkujt, por një grua në Shqipëri i ka thyer këto teori.

Agime Mehalla, është gruaja mekanike që të gjithë e njohin dhe ia lënë me besim të plotë makinat e tyre për tu rregulluar.

Zanati mësohet duke “vjedhur” të thotë Gimja teksa rregullon një makinë në punëtorinë e saj tek Ura e Zaranikës në Elbasan. Kurrë nuk ka dashur të bëhej shofere as mekanike, por jeta e solli të jetë aty ku është sot .

“Atëherë ishte opinion shumë i keq. Por ishim dy motra binjake dhe bursa duhej ndarë në dy. Infermierinë ia lashë motrës, unë mora këtë se isha më e shëndoshë”, tha ajo. Gimja është shembulli se nuk ka burra apo gra por vetëm njerëz që munden dhe ia dalin.