SHPËRNDAJE

Në Jizan dhe Asir, krahinat jugore të Arabisë Saudite, jetojnë “Burrat e Lulëzuar”. Për shekuj me radhë, këta pasardhës të fiseve të lashta Tihama dhe Asir kanë qenë të njohur për mbajtjen e luleve të gjalla në kokë.

Ata jetonin plotësisht të izoluar deri 20 vjet më parë; fshatrat e tyre nuk kishin rrymë e as rrugë të asfaltuara dhe ata jetonin sipas ligjit tradicional fisnor. Madje, siç shkruan AlJazeera, edhe sot, “Burrat e Lulëzuar” nuk ishin të gatshëm që të fotografoheshin apo edhe të takonin të huaj.

Ata e “shijojnë” mënyrën e tyre paqësore të jetës dhe hapësirën autonome që u jepet atyre. Siç thuhet tutje, ata janë fiset e vetme në Arabinë Saudite të cilëve u lejohet të rriten dhe të konsumojnë khat, një drogë stimuluese. Zotërimi i drogës dënohet me dënimin me vdekje në mbretëri. Komuniteti është i përhapur në të gjithë kufirin në Jemen, një vend që koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite po kryen disa sulme ajrore.