SHPËRNDAJE

Banorët e Bajau në arkipelagun e Malajzisë, pothuajse tërë jetën e tyre e kalojnë në det. Ata jetojnë në anije apo në shtëpiza të vendosura mbi drunj në ujëra të cekëta dhe emigrojnë nga vendi në vend, që mund t’i pranojë tërë anëtarët e klanit të tyre. Ata ushqehen me gjallesa të ndryshme të detit dhe kafshët që i zënë vetë.

Aftësitë e tyre për not janë të jashtëzakonshme. Nganjëherë ata zbresin në 70 metra thellësi dhe mund ta mbajnë gjatë frymën nën ujë, pa përdorur kurrfarë pajisje për zhytje. Madje mund të qëndrojnë nën ujë deri në 13 minuta. Këta njerëz nomadë jetojnë në ujërat e Filipineve, Malajzisë dhe Indonezisë, ku zhyten për gjueti apo kërkojnë elemente natyrore që mund të përdoren në artizanat.

Fisi Bajau prej shumë kohësh jetojnë në këtë arkipelag. Disa hulumtime tregojnë se në ato hapësira ata jetojnë tash e njëmijë vite. Shumë pretendojnë se kanë predispozita gjenetike që i përshtaten kësaj mënyre specifike të jetës, kurse disa kërkime shkencore i kanë konfirmuar këto teza. Nga të gjitha organet në trupin e njeriut, shpretka ndoshta është më specifike. Teknikisht mund të jetoni pa këtë organ, por derisa e keni, ky organ ju ndihmon në ruajtjen e sistemit imunitar dhe riciklimin e qelizave të gjakut.

Studimet e mëparshme kanë treguar se shpretka e gjitarëve detarë që kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre nën ujë, është në mënyrë disproporcionale më e madhe. Profesoresha Melissa Lardo nga Qendra e Gjeogjenetikës pranë Universitetit të Kopenhagës, donte të zbulonte nëse e njëjta gjë vlen edhe për njerëzit gjatë zhytjes. Gjatë qëndrimit të saj në Tajlandë, ka dëgjuar për nomadët detarë, dhe është impresionuar nga aftësia e tyre e jashtëzakonshme.

“Fillimisht kam dashur që të njoftohem me komunitetin, e jo thjesht të paraqiten para tyre me pajisje. Kur i vizitova për të dytën herë, mora me vete aparatin me ultratinguj dhe pajisjet tjera medicinale. Kemi vizituar shtëpi të ndryshme dhe kemi filmuar ambientet ku jetojnë. Kanë qenë të befasuar kur u thamë se kemi dëgjuar për ata”, ka shtuar ajo.

Lardo mori të dhënat e një grupi njerëzish të quajtur Saluan, që jetojnë në tokën indoneziane. Duke krahasuar dy mostrat në Kopenhagë, ku ekipi i saj zbuloi se madhësia mesatare e shpretkës së fisit Bajau ishte 50 për qind më e lartë sesa organi i njëjtë i anëtarëve të fisit Saluan. Hulumtuesit gjithashtu gjetën një gjen të quajtur PDE10A, i cili mendohet se kontrollon një hormon të veçantë tiroid. Një gjen të tillë e kanë pjesëtarët e fisit Bajau, por jo edhe ata të Saluan.

“Derisa shpretka shpjegon pjesërisht se si funksionon kaq mirë, ekzistojnë edhe përgjigje të ndryshme për këtë pyetje”, thotë Richard Mun nga Universiteti i Çikagos, duke shtuar se vazhdon të eksplorojë se si trupi i njeriut reagon në lartësi të mëdha dhe në thellësi ekstreme.

të marrin në mënyrë të konsiderueshme më shumë gjak. Në raste ekstreme, enët e gjakut mund të shpërthejnë ku si pasojë mund të qon shpesh deri te vdekja. E përveç përshtatjeve gjenetike të trashëguara, trajnimi i rregull mund të ndihmojë në parandalimin e më të keqes.

Cynthia Bill, antropologe në Universitetin Caye Western Reserve, që ka studiuar njerëzit që jetojnë në lartësi ekstreme mbi nivelin e detit përfshirë tibetianët, për të cilët besohet se jetojnë në “çatinë e botës”.