SHPËRNDAJE

Hava Çelebiq e njohur si Nana Hava jeton në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ajo pretendon se ka aftësi të jashtëzakonshme duke i shëruar sytë e njerëzve me anë të gjuhës.

80 vjeçarja përdorë gjuhën e saj për të hequr copa plumbi, hekuri, e xhamash nga sytë e të tjerëve.

Pacientët ulen në karrige dhe detyrohen që t’i hapin sytë deri në maksimum, kurse ajo me anë të gjuhës fillon shërimin.

“Kam mësuar nga një grua tjetër që quhet Hava.

Për fat të keq nuk mund ta trashëgoj tek pasardhësit e mi, sepse fëmijët e mi nuk mund ta fusin gjuhën në syrin e dikujt.

Kam menduar që pasi të vdes të ma presin gjuhën dhe kështu të vazhdojë trajtimi i njerëzve”, u shpreh “Nana Hava”.

Ajo pretendon se ka shëruar mbi 5.000 njerëz të shumë kombësive, duke përfshirë edhe amerikanë dhe rusë.

“Vijnë me sy të fryrë.

Nuk kërkoj para, pasi ata që nuk janë të punësuar nuk kanë nevojë të paguajnë.

Por tarifa e shërbimit tim është 10 euro”, deklaroi Hava Çelebiq.