SHPËRNDAJE

Qeveria zvicerane ka bëtë të ditur se duke filluar nga data 20 gusht 2020, njoftohen të gjithë pasagjerët që udhëtojnë për në Zvicër, që në përpjekje për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gjithë shtetasit që vijnë nga Shqipëria, do jenë subjekt i karantinës së detyrueshme për 10 ditë, transmeton albinfo.

Njoftimi vjen nga Qeveria Zvicerane dhe u është përcjellë kompanive ajrore që operojnë në Zvicër.

Nga ky rregull, nuk përjashtohen as udhëtarët që kanë bërë testin dhe u rezulton negativ, thotë njoftimi zyrtar. Thyerja e këtij rregulli, përbën shkelje ligjore. Hyrja në Zvicër, ende nuk u lejohet shtetasve shqiptarë, me përjashtim të rasteve të veçanta.

Shtetasit që kanë të drejtë të udhëtojnë nga Shqipëria në Zvicër, qofshin këta pjesëtarë të diasporës me leje qëndrimi në Zvicër apo dhe në vende të tjera të hapësirës Shengen, si dhe shtetas zviceranë e të huaj, të cilët mund të kenë ardhur në Shqipëri për arsye turizmi apo pune, në momentin që duan të udhëtojnë drejt shtetit zvicerian janë të detyruar të hyjnë në karantinë për 10 ditë.