SHPËRNDAJE

Njoftohen të gjithë gratë ndërmarrëse si dhe ato që kanë ide për ndërmarrësi dhe vetëpunësim, se afati për të aplikuar në programin: “Inovacioni në vepër” vazhdon deri më datë 13 Shtator 2019 ora 14:00.

Mjetet e përgjithshme të disponueshme për të dy grupet arrijnë shumën prej 2.400.000 dinarësh, me vlerë maksimale prej 240.000 dinarësh për përfituese.

Programi realizohet në dy faza:

– Faza I-rë e programit – Trajnime
– Faza II-të e programit – Ndarja e mjeteve të pakthyeshme

Kushtet e përgjithshme për pjesëmarrje në program:

Faza e parë e programit – Trajnime:

1. Gratë e papunësuara

– që kanë ide inovative për ndërmarrësi dhe dëshirë të fillojnë punë;
– që kanë vendqëndrim në territorin e komunës së Preshevës, më së paku 6 muaj para shpalljes së thirjes;
– të cilat nuk janë të dënuar për vepër penale kundër ekonomisë dhe vepra penale kundër pasurisë,
– që janë të evidentuar në Shërbimin Nacional për Punësim si të papunësuara.

2. Gratë pronare të ndërmarrjeve mikro, të vogla, dhe të mesme si dhe grate ndërmarrëse;

– të cilat posedojnë shumicën e pronësisë së mikrondërmarrjeve ose themelues tëveprimtarive sipërmarrëse;
– të cilat kanë vendqëndrim në teritorin e komunës Preshevë;
– të cilat nuk janë të dënuar për vepër penale kundër ekonomisë dhe vepra penale kundër pasurisë, si dhe shoqërit ekonomike në pronësi të tyre nuk janë të dënuar për vepra penale kundër ekonomisë dhe vepra penale kundër pasurisë.
– të cilat duan të avancojnë veprimtarinë e tyre përmes zhvillimit të inovacionit
– të cilat e kanë të regjistruar ndërmarrjen në APR (Agjencionin e regjistrave ekonomik), e cila ka selinë në territorin e komunës së Preshevës dhe ka status aktiv

Përparësi në përfitimin e mjeteve të pakthyeshme në kuadër të projektit, kanë kandidatet të cilat nuk kanë përfituar mjete të pakthyeshme (subvencione) nga komuna e Preshevës në vitin 2018 dhe 2019./presheva.com/

Për më shumë informata rreth projektit, vizitoni linkun më poshtë
https://presevo.rs/thirrje-publike-inovacioni-ne-veper/