SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka deklaruar për mediat në Shqipëri se ajo nuk është shtatzënë.

Telegrafi ka raportuar ditë më parë se Nora Istrefi është shtatzënë dhe do të bëhet nënë shumë shpejt, e kjo edhe do të ndikojë në përformancën e saj në “Dance ëith Me”.

Tani në një intervistë Nora, e cila po qëndron më shumë në Tiranë, ka thënë se ajo nuk është shtatzënë dhe po të ishte nuk do të tregonte.

“Nuk jam shtatzënë, por edhe po të isha nuk do të thosha sepse është personale”, citohet të ketë thënë Nora.

Mbetet të shihet nëse Nora po e thotë të vërtetën, e koha do ta tregojë këtë, sepse natyrisht që shtatzënia mund të ndikojë në të ardhmen e saj në spektaklin “Dance With Me”, sepse edhe eliminimi tashmë i planifikuar duhet të jetë sa më spektakolar. 

Nora Istrefi është martuar më 2 shtator me Robert Berishën në një ceremoni martesore me shumë fytyra prominente e një dasëm që u përfol shumë në media.