SHPËRNDAJE

NP Moravica Preshevë pas dy ditë punë intensive ka bërë rregullimin e gypit kryesor të ujit  në fshatin Zhunicë.

Përndryshe gypi kryesor me diametër fi 350 ishte dëmtuar përshkak të amortizimit në dy vende, prandaj edhe gjatë këtyre dy ditëve ishin angazhuar dy ekipe të ujësjellësit të NP Moravica.

Përshkak të punimeve speciale që nevojiteshin në njërin prej defekteve, me vetëdëshirë është angazhuar edhe Qani Lutfiu, të cilin me këtë rast NP Moravica e ka falënderuar për kontributin e dhënë.

Shpresojmë që me rregulimin e gypit kryesor që edhe furnizimi me ujë të pijshëm në komunën tonë të normalizohet kështu thuhet në njoftimin e NP Moravica Preshevë./presheva.com/