SHPËRNDAJE

Ndërmarrja Publike Moravica ka bërë pastrimin e deponisë qendrore në dalje të qytetit me qëllim të krijimit të kushteve për hedhjen e mbeturinave. Drejtues të kësaj ndërmarrje kanë publikuar orarin për grumbullimin e mbeturinave në qytet dhe nëpër bashkësi lokale. Gjatë ditës së sotme është bërë grumbullimi i mbeturinave në rrugët K.Xoxi, T.Selimi, Gjilanit, A.Krashnica, I.Lola Ribar, Vranjës, Qendra, Z.Ajdini, 15 Nëntori, D.I Tojaga, dhe tregu i gjelbër.

Nesër mbledhja e mbeturinave do të bëhet në rrugën e Rinisë, S.Hallaci, S.Tomiq, Qendra dhe në bashkësinë lokale Rahovicë. Ndërsa më datë 18 janarë sipas orarit të drejtuesve të Moravicës mbeturinat do të grumbullohen në rrugën Q.Shehu, V.Frashëri, Prishtinës dhe në bashkësitë lokale Geraj, Leran e GolemiDoll, Bushtran, Zhunicë dhe Bukuroc.

Në njoftimin zyrtarë të Ndërmarrjes Publike Moravica thuhet se edhe pas kësaj periudhe kohore mbeturinat do të grumbullohen me orar të rregullt gjithnjë nëse kushtet janë normale./presheva.com/