SHPËRNDAJE

Ndërmarrja Publike Moravica këto ditë po bën ndërrimin e dy ventilave kryesorë tek penda e Rahovicës.

Me riparimin e këtyre punëve sipas zyrtarëve komunal të Preshevës do të rritet kapaciteti i mundësive për lëshimin e sistemit të ujit për ujitjen e tokës bujqësore me sipërfaqe prej 210 hektarësh. Banorët e bashkësisë lokale Rahovicë janë mjaftë të kënaqur me intervenimin që u bë tek sistemi i ujitjes sepse me këtë problem ata janë përballur vite të tëra.

Ata njëherit kanë faleminderuar Komunën e Preshevës e cila sipas tyre i dha prioritet këtij problemi dhe po bënë zgjidhjen afatgjate të ujitjes së tokës bujqësore meqë kjo bashkësi lokale njihet si vendi që kultivon më së shumti kultura bujqësore me të cilat ushqehen qytetarët e komunës së Preshevës./presheva.com/