SHPËRNDAJE

Përshkak të paralajmërimit nga Shtabi i emergjencave në të cilën thuhet që gjatë dy ditëve në vijim do të ketë reshje intensive të borës, ndërrmarja publike Moravica sot në orët e hershme të mëngjesit ka organizuar hedhjen e kripës nëpër arterjet kryesore rrugore të Komunës së Preshevës.

Luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal gjatë vozitjes. Gjithashtu kjo ndërrmarje ka bërë apel tek kryetarët e Bashkësive Lokale që me kohë të paraqesin problemet në akset rrugore në territoret e tyre./presheva.com/