SHPËRNDAJE

Në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Preshevës dhe Landit të Tirolit të Austrisë Ndërmarrja Publike Moravica ka përfituar një kamion për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave.

Kjo makineri do të jetë në shërbim të qytetarëve nëkomunën e Preshevës duke përmirësuar shërbimet ndaj qyetarëve, kanë thënë kështu për portalin preshevacom drejtues të NP Moravica.

Sipas drejtueve të pushtetit lokal dhe ndërmarjes në fjalë në kuadër të planit për menaxhimin e mbeturinave në komunën tonë përveç grumbullimit të mbeturinave, eliminimin e deponive ilegale, parashihet edhe përmirësimi i parkut të makinerive të NP Moravica./presheva.com/

Donacion nga Landi i Tirolit të AustrisëNP Moravica ka përfituar si donacion njē kamion për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave si rezultat i bashkëpunimit të Komunës së Preshevës dhe Landit të Tirolit.Ky donacion për NP Moravica ka qenë më se i nevojshëm në kohën kur ndërmarrja jonë ka zgjëruar aktivitetin e saj të menaxhimit të mbeturinave në tërë teritorin e komunës sonë. Shpresojmë që përmes këtij donacioni, por edhe donacioneve tjera, të rritet edhe më shumë kualiteti i shërbimeve tona ndaj qytetarëve të komunës sonë.Me këtë rast falëmnderojmê Landin e Tirolit të Austrisë për donacionin si dhe Komunën e Preshevës për Lobimin.

Gepostet von N.p. Moravica am Montag, 3. Februar 2020