SHPËRNDAJE

Shtëpia e Kulturës ” Abdulla Krashnica “, në Preshevë bën thirrje të gjithë artistëve të artit figurativ: Piktorët, Skulptorët, Dizajn Grafit etj që të mblidhen dhe të takohemi për të diskutuar dhënien e një hapësire ose zyre në Shtëpinë e Kulturës .

I qëndrojmë parimit që ky Institucion është dhe do të jetë Shtëpia e Artistëve në qytetin tonë, andaj shpresoj që kjo hapësirë do t’ju shërbejë për të vazhduar punimet e juaja duke shërbyer si një Atele dhe duke krijuar një raport reciprok të bashkëpunimit në zhvillimin e krijimtarisë art.

Pas dhënies së zyrës Sh.K.A Presheva nga Shtëpia e Kulturës, ku ata tashmë mbajnë prova duke zhvilluar repertorin artistik të tyre , kemi thënë që edhe një hapësirë ( atelie ) do t’a sigurojmë edhe për Artistat të kësaj sfere .

Ju presim!

Me rrespekt,
Valon Nuhiu, drejtor në shtëpinë e Kulturës