SHPËRNDAJE

Emery nuk e di se kur do të kthehet Neymari nga Brazili dhe të stërvitet me skuadrën.
PSG është duke u kritikuar për Neymarin, i cili sipas shumë analistëve, është dashur të ishte në Francë afër skuadrën në fund të sezonit.

Por, Neymar vazhdon të shijojë jetën në Brazil dhe madje as trajneri, Unai Emery, nuk e di se kur do të kthehet në Paris.

“Kur do të nisë ushtrimet, kur do të kthehet? Nuk e di, nuk e di. Kur të jetë mirë”, u shpreh Emery.

“Nuk mund të them saktësisht kur do të kthehet në stërvitje, varet nga evoluimi i lëndimit”, shtoi ai.