SHPËRNDAJE

Enrique

Luis Enrique është shprehur tejet i lumtur pas fitores së vështirë ndaj Las Palmas
Barcelona fitoi me shumë vështirësi ndaj Las Palmas, ndeshje kjo që përfundoi 2:1. Në Spanjë është kritikuar loja e katalunasve, por trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, e mendon të kundërtën.

Enrique ka gjetur kohë që të flas për ndeshjen e mesjavës ndaj Arsenalit. Sipas spanjollit, djelmoshat e tij nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj atyre të Arsene Wenger.

“Unë nuk mendoj se loja jonë ishte aq e ngadalshëm sa thuhet në media. Megjithatë ne duhet të përmirësohemi. Unë jam i lumtur, pasi ishte e rëndësishme për ne të ruajmë primatin”, ka thënë Enrique.

“Arsenali? Do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër, ata janë ekip i mirë me cilësi të mëdha. Nuk do ta kemi aspak të letë”, shtoi trajneri spanjoll.