SHPËRNDAJE

Trajneri italian asgjë nuk ia le rastit dhe dëshiron që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm për vazhdimin e sezonit.

Ancelotti, sipas burimeve të afërta me klubin, në pjesën e dytë të sezonit do të hyjë me të gjitha forcat.

Kundër Celta ditën e hënë do të filloj me formacionin më të fortë, ndërsa shansin i vetmi do ta ketë Angel Di Maria, dhe kjo do të jetë një provë e tij që të shikohet se a do të jetë i nevojshëm për klubin apo jo.

Ancelotti dëshiron që ti jap shansin Di Marias që të tregoj ai se ka gabuar që i ka dhënë pak shanse që kur ka ardhë Gareth Bale.

Nëse Di Maria tregon deri dikund nuk aftësitë e tij, ndeshja kundër Celta do të jetë e fundit për të me fanellën e Real Madridit. Ai ka kohë të gjatë që nuk është i kënaqur me klubin edhe pse deklaron se dëshiron të mbetet në Bernabeu.

Gjithashtu, Ancelotti të gjithë lojtarëve që janë të lënduar i ka dhënë të punojnë në program të veçantë për të arritur sa më parë në nivelin optimal për ndeshje.

Ancelotti dëshiron që të gjithë lojtarët sa më të parë të jenë të fokusuar dhe të gatshëm, në mënyrë që Real Madridi të përmbush qëllimet e saj për këtë sezonë.