SHPËRNDAJE

Nuk ka përfitime si më parë nga këmbimi i valutave Banka Popullore e Serbisë përmes ndryshimit të softverit ka parandaluar që këmbimoret të përfitojnë në mënyrë drastike në kalkulimet e kursit. Kursi më i lartë në këmbimoret në Serbi fundjavën e kaluar ka mundur të jetë 119.94 dinarë kurse më i ulti 116.98 dinarë. Edhe nëse ndonjë këmbimore ka dashur që ti depërtojë këto kufijë dhe të përfitojë më shumë në blerjen dhe shitjen e valutës së huaj, nuk do të kishte mundur ta bëjë.

Banka Popullore e Serbisë ka parandaluar këtë nëpërmjet ndryshimit të programit kompjuterik nëpër këmbimore, që kursi i shtijes të jetë më i lartë, kurse ai i blerjes më i ultë nga kursi mesatarë zyrtarë i dinarit kundrejt euros për më shumë se 1.25%. Është kufizuar edhe vlera e provizionit e cila mund të jetë maksimum 1% në rast kur këmbimorja blenë euro nga qytetarët. Banka popullore e Serbisë ka kryer edhe zëvendësimin e softverit të cilin këmbimoret e autorizuara e shfrytëzojnë në rreth 2.700 punket të këmbimit, ku është aplikuar edhe pamundësia që kursi për euron të formohet më shumë se 1.25% në krahasim me kursin mesatarë zyrtarë të dinarit kundrejt euros që vlenë për atë ditë.

Gjithashtu ky softver ka pamundësuar që të aplikohet provizioni më i lartë se 1% gjatë blerjes së banknotave origjinale të dëmtuara. Nëse BPS konstaton se ndonjë nga këmbimoret e autorizuara i ka shkelur rregullat e parapara, ka autorizim të plotë që Gjykatës për kundërvajtje ti paraqesë kërkesë për nxitje të procedurës për kundërvajtje. Megjithatë kursi i këmbimit në vendin tonë tek tregtarët e këmbimit në rrugë sot ka qenë, 117.5 i blerjes ndërsa 118.5 i shitjes, kjo dëshmonë se softveri i Bankës Popullore ka ndikuar edhe tek tregtarët e këmbimit në rrugë, duke pasë parasysh se deri më tash ndryshimi mes blerjes dhe shitjes ka qenë 2 dinarë, ndërsa sot është vetëm 1 dinarë./presheva.com/