SHPËRNDAJE

Schumi

Michael Schumacher nuk është duke treguar shenja përmirësimi dhe doktorët kanë kërkuar nga familjarët e tij që të përgatiten për më të keqën, kështu kanë raportuar gjatë ditës së sotme mediat gjermane e ato britanike.
Mediat gjermane raportojnë se sipas burimet nga spitali thonë se, gjendja e tij nuk ka përmirësime dhe mjekët parashikojnë edhe më të keqen, por familjarët e kampionit po përpiqen që për shërimin e tij të bëhet maksimumi.

Tashmë ka kaluar më shumë se një vit nga aksidenti i rëndë që pësoi në pistën e skive dhe 45-vjeçari është duke u trajtuar në një suitë mjekësore të ndërtuar qëllimisht në shtëpinë e tij buzë liqenit në Gjenevë.