SHPËRNDAJE

Aeroporti i ri i Stambollit i faza e parë e së cilit u inagurua këtë javë nga Presidenti Erdogan, do të jetë një nga qendrat më të rëndësishme të aviacionit në botë me më shumë se 300 destinacione, përfshirë 250 fluturime ndërkombëtare.

Megjithatë, presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, nuk ka ndërmend të ndalet sa i përket realizimit të projekteve gjigande.

Sipas mediave turke, Turqia tani ne fokus do te këtë projektin “qindvjeçar”, Kanal Istanbul, i njohur ndryshe si projekti i ç.mendur i Eroganit, ndërsa e frymëzuar nga Sulltani Abdylhamid i fundit.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Cahit Turhan sot mbajti një konferencë për shtyp, ku dha detaje mbi projektin e ndërtimit të Ka/n/alit të Stambollit (Ka/na/l/ İstanbul), i shpallur për herë të parë nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në vitin 2011 dhe i njohur në publik si “projekti i ç/mendur”.

Ministri turk tha se tani rendin e ka projekti “Ka/n/al Istanbul”

“GJURMA KU DO TË KALOJË KANALI ËSHTË E GJATË RRETH 45 KILOMETRA. KANALI DO TË BASHKOJË DETIN E MARMARASË ME DETIN E ZI. NË KUADËR TË PROJEKTIT PËR HAPJEN E KANALIT TË STAMBOLLIT KANË NISUR PUNIMET E SONDIMIN NË BRIGJET E QYTEZËS KYÇYKÇEKMEXHE (KÜÇÜKÇEKMECE)”, SHTOI TURHAN.

Ndryshe, qëllimi i projektit 5 miliard dollarësh “Ka/n/al Istanbul” është: të ulë ba/rr/ën e trafikut të anijeve në Ngushticën e Bosforit; të re/du/ktojë ri/sqet nga anijet që transportojnë lëndë të rre/z/ikshme; krijimin e hapësirave moderne për banim përgjatë itinerarit të kanalit nëpërmjet transformimeve urbane që do të bëhen këtu. Përveç kësaj projekti synon që t’ia forcojë pozicionin Turqisë në aspektin e transportit ujor si dhe ta shndërrojë Stambollin dhe Turqinë në një destinacion më tërheqës.

Në kuadër të projektit, në Detin Marmara do të krijohen ishuj të vegjël artificialë duke mbushur detin.

Projekti “Kanali i Stambollit” planifikohet të përfundojë në vitin 2023.