SHPËRNDAJE

Meek Mill nuk do të kthehet në shtëpi për Krishtlindje.

Gjykata Supreme e Pensilvanisë ka refuzuar kërkesën e reperit për kaucion lirues, teksa gjykatësja Genece Brinkely ka hedhur poshtë kërkesën e tij.

Në dokumentet ligjore, gjykatësja Brinkley tha se reperi nga Filadelfia është i rerzikshëm për komunitetin.

Ajo po ashtu sugjeron se testet e tij të drogës mund të mos jenë valide dhe se ai mund të shfryëtzojë “Fast Flush” për të pastruar organizimin.

Ekipi ligjor i Meek Mill ka qenë në konflikt me reperin, duke e akuzuar gjykatësen për sjellje të pahijshme.

Meek Mill aktualisht po kalon dënimin e tij prej dy deri katër vjet për thyerje të lirisë me kusht. Arerstimi i tij ka qenë temë e nxehtë për Jay Z, Rick Rossin, Drake, Colin Kaepernick etj.

/presheva.com