SHPËRNDAJE

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiqi ka thënë se nuk ka marrëveshje për bashkimin e tri komunave shqiptare dhe të katër komunave serbe në veri të Kosovës dhe kjo nuk do të relativizojë autonominë e serbëve në veri 

“Qëllimi ynë është të respektohet specifiteti i i veriut të Kosovës”, ka thënë  Daçiq dhe ka shtuar se “ende është herët për arritjen e versionit final (të marrëveshjes)” duke përkujtuar se deri në zgjedhje të Serbisë është paraparë të mbahet edhe një takim Beograd- Prishtinë, njofton Beta. 

“E kemi porositur Prishtinën se fakti që bisedojmë, nuk është dobësi jona, por është forcë jona e forca jonë është të themi edhe jo kur është e nevojshme”, ka thënë Daçiq i cili arrestimin e Oliver Ivanoviqit e ka quajtur të paarsyeshëm dhe që mund të destabilizojë situatën.