SHPËRNDAJE

James Gellatly nga Northamptonshire e Anglisë, e ka fituar titullin e kampionit të botës për të rinj, për aftësitë e mahnitshme të lëvizjes me trotinet.

Për nxënësin 12-vjeçar është shumë e lehtë të lëshohet nëpër poligon dhe të arrijë të bie sërish në këmbë, gjë që e nxori si më të mirin në një kampionat që u zhvillua në Spanjë.

Megjithëse shumë fëmijë, mund ta kenë trotinetin në listën e dëshirave për dhuratë, por vështirë se ndonjë mund të realizojë lëvizjet e tij.

Të gjitha këto, Gellatly i ka arritur nëpërmjet ushtrimeve të shumta, që i ka bërë për një kohë të gjatë.

Lëvizjet mbresëlënëse, kanë bërë që ai të jetë shumë i ndjekur në rrjetet sociale, ku shfaq lëshimet e suksesshme.