SHPËRNDAJE

Grupi multietnik i përbërë prej 26 nxënësve dhe 21 profesori nga katër shkolla të mesme të Bujanocit dhe Preshevës kanë udhëtuar në një vizitë treditore për Beograd, transmeton presheva.com.

Kjo vizitë kryhet në kuadër të projektit “Aktiviteti i të rinjëve si mënyrë për të parandaluar konfliktin”, e organizuar nga Iniciativa qytetare nga Beogradi dhe qendra e resurseve civile nga Bujanoci, me përkrahjen e ambasadës britaneze në Beograd.

Këta gjimnazistë do të takohen me bashkëmoshatarët e tyre, përfaqësues të parlamentit të nxënësve nga Gjimnazi i tretë i Beogradit, parlamenti i të rinjëve evropian të Serbisë dhe me aktivistë të parlamentit të shkollave të mesme në Beograd.