SHPËRNDAJE

Nxënësit e shkollës fillore Selami Hallaçi në Rahovicë kanë zënë vendin e parë në garat e volejbollit. Në shenjë falemderimi drejtori i shkollës, Amir Sylejmani ka pritur nxënësit dhe arsimtarët në zyrën e arsimtarëve ku ka shprehur mirënjohje për rezultatin që kanë treguar.

Ai në faqen zyrtare të shkollës shkruan: Pasi që na bën të ndihemi krenar, ishim të obliguar që të i presim në zyrën e arsimtarëve nxënësit të cilët në garat e volejbollit zunë vendin e parë.