SHPËRNDAJE

iPhone
Nëse doni një iPhone të ri, dhe nuk jeni në gjendje që ta blini atë, atëherë mund të nxirrni në shitje shtëpinë tuaj. Këtë ka bërë një pronar i një shtëpie në Detroit i cili, pasi vuri re rënien e çmimit të pronës që ai kërkonte të shiste, mendoi që ta shkëmbente atë me një iPhone 6.
“Kjo është e vërtetë. Klienti im është jashtë shtetit dhe ai më tha se do të jetë i gatshëm për të shkëmbyer pronën për një iPhone 6. Ai do një iPhone 6, por unë mendoj se ai është i gatshëm të negociojë”, tha avokatja e tij.

Pronari i kësaj banese është i gatshëm të bëjë tregti edhe për një iPad 32 Gigabyte, dhe ka gjasa të jetë më se i lumtur për ta shitur atë për 3,000 dollarë.

Huffington Post bëri me dije se pronari ndodhet në Austri, dhe se shtëpinë e kishte blerë në 2010 për 41.000 dollarë. Por edhe pse ajo dukej e mirë në foto, shtëpia në realitet nuk dukej në një formë të mirë./ Shekulli