SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Barack Obama tha sot se krahasimi i aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë me luftën për pavarësinë e Kosovës, nuk ka aspak kuptim.
“Kur dëgjoj analogji me Kosovën… kjo është një krahasim që nuk ka absolutisht asnjë kuptim”, u ka thënë Obama gazetarëve në Hagë, një ditë pas mbledhjes së samitit të G7-ë që kishte për qëllim ndëshkimin e Rusisë për marrjen e Krimesë.

Obama në Hagë ka marrë pjesë në hapjen e Samitit për Siguri Bërthamore.

Veprimet ruse në Krime, sipas Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të Bashkimit Evropian, janë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Gjatë udhëtimit të tij një javor, Obama do të vizitoj edhe Belgjikën, Italinë dhe Arabinë Saudite.