SHPËRNDAJE

 

Mbrëmja e orës 19:50 e natës së djeshme ka qenë fatale për pasagjerin e një motoçiklete që po lëvizte në rrugën Drenas – Obiliq.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur dje ku është përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore vdekjeprurëse ka pësuar  pasagjeri mashkull K/Shqiptar në motoçikletë, ndërsa vozitësi i motoçikletës  pëson  lëndime të rënda trupore dhe gjendet i hospitalizuar  në  ”QKUK”, kanë konfirmuar Policia e Kosovës.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të rastit, Policia ka dërguar në mbajtje shoferin e veturës së përfshirë në aksident.

Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndryshe, ky është aksidenti i dytë me fatalitet nga motori brenda pak ditësh. Javën e kaluar gjeti vdekjen një i ri në Fushë Kosovë, pasi goditi një kamionetë.