SHPËRNDAJE

FakultetiBujanoc

Menaxheri i programit EU PROGRES Grim Tindell sot zyrtarisht i ka dorëzuar kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit objektin e Shkollimit të lartë Universitarë i cili nga sot është në pronësi të pushtetit lokal. Arifi dhe Tindell sot në kabinetin e kryetarit Arifi e kanë nëshkruar marrëveshjen për pranim dorëzimin e objektit i cili nga komisioni është vlerësuar i përfunduar dhe me kushte të parapara në projekt. Kryetari Arifi këtë moment e konsideroi një hap historik për komunën e Buajnocit, veçanarisht për gjeneratat e shumta që do të marrin dijën në të ardhmën. Edhe Menaxheri i Programit Europian EU Progres Grim Tindëll, pas nënshkrimit tha se, kjo shtë ditë e madhe dhe me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për komunën e Bujanocit por edhe për Unionin Europian dhe EU Progresin. Me këtë rast ai falemderoi komunën e Bujanocit dhe kryetarin e komunës Nagip Arifin dhe i uroi, për punën dhe bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjes së studentëve dhe çështjeve të tjera në këto 3-4 vjetët e fundit.

Nagip-Tindall

Tindëll më tej tha se shkollimi i lartë është i rëndësishëm për të gjithë e në veçanti për këtë rajon, ku do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik në të ardhmën. Po sot nga ana e kryetarit të Komunës u bë dorzimi i çelsave të objektit të fakultetit ekonomik, dekanit Nenad Vunjak. Nga sot zyrtarisht mësimdhënësit dhe studentët do të mund të shfrytëzojn objektin e shkollimit të lart në Bujanoc për 16 vjetët e ardhsme sa edhe do të jetë ky objekt në shfrytëzim. Dekani i Fakultetit ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc tha se sot është një ditë e madhe për të gjithë ne, rajonin por edhe për vet fakultetin. Pas marrjes së çelsave dekani i falemderoi komunën e Bujanocit dhe kryetarin Arifi për bashkpunim si dhe EU Progresin që kanë ndimuar për ndërtimin e këtij objekti me standarde Europiane i cili është ndër më të mirët në vend dhe rajon. Ai tha se, do të mundohemi të punojm në mënyrën më të mirë do të kem mësimdhënës të kualifikuar nga vendi dhe do të prodhojmë student shumë të mirë.