SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të ndërtimit të objektit dhe rregullimit të dokumentacioneve të nevojshme, si dhe kyçjen në linjat infrastrukturore (ujësjellës, kanalizim, rrymës elektrike etj.), tashmë është bërë gati të vihet në funksion objekti multifunksional në fshatin Raincë.

Banorëve të Bashkësisë Lokale Raincë tani e tutje do t’u ofrohen shërbime administrative shtesë, për të mbuluar nevojat e tyre pa patur nevojë të udhëtojnë në qytet.

Objekti do të përmbajë Zyrën e vendit (Ofiqarinë), shërbimet primare shëndetësore, arsimin dhe edukimin parashkollor, bibliotekën, si dhe Zyrën e Bashkësisë Lokale-Raincë.

Këshilli Komunal në seancën e sotme ka marrë Vendim për themelimin e degëve institucioneve të lartëcekura, si Bibloteka, Enti Parashkollor dhe Dega e Ambulancës./presheva.com/